KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri- Moldavi, publikohen formacionet zyrtare, Reja me 5 ndryshime

Shqipëri- Moldavi, publikohen formacionet zyrtare, Reja me 5 ndryshime

Trajneri Edy Reja ka zgjedhur të zbresë në fushë me disa ndryshime për ndeshjen eliminatore të Evropianit kundër Moldavisë, ndeshje që do të luhet pas pak çastesh në “Elbasan Arena”. Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa përkrah Veselit dhe Ismajlit në qendër të mbrojtjes do të jetë Mërgim Mavraj, që sot mban edhe shiritin e kapitenit.

Ndryshime rrënjësore ka edhe në mesfushë. Në vendin e Bashës dhe Lenjanit që luajtën kundër Islandës, do të jenë Ylber Ramadani dhe Ergys Kaçe. Tre futbollistët e tjerë të rreshtuar në këtë repart janë Hysaj, Xhaka dhe Abrashi. Ndërkohë sulmi do të jetë totalisht I ndryshuar nga ndeshja e para tre ditëve, pasi ‘bomberi’ për këtë sfidë është zgjedhur Armando Sadiku, i cili do të mbështet nga Myrto Uzuni. Sa i përket masave, stadiumi disa orë para ndeshjes ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë së Shtetit.

 

Sicred