KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri -Lihtenshtein, ende mister mbi 11 -shen
Panuçi shpall listën e Kombëtares pë Spanjën dhe Italinë

Shqipëri -Lihtenshtein, ende mister mbi 11 -shen

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi ka kërkuar përqendrim maksimal të ekipit të tij në takimin ndaj Lihtenshteinit në takimin që do të luhet ne Elbasan Arena të shtunën, i vlefshëm për Rusia 2018. “Nëse mendojmë se nesër do të jetë një ndeshje e thjeshtë, atëherë do të na dalë e kundërta. Po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme pasi është shumë e rëndësishme, më pas do mendojmë për Maqedoninë dhe ndeshjet e tetorit” tha zoti Panuçi në konferencë për shtyp. “Djemtë kanë punuar shumë mirë dhe nesër do të jemi në fushë me shumë seriozitet për ta fituar këtë ndeshje” shtoi ai.
Traineri i kombëtares ende mban të fshehur 11-shin me të cilin do të luaj, duke thenë se gjithçka do të mësohet pak para takimit. E vetmja gjë që Panuçi ka pohuar është zëvendësimi i Sadikut në sulm, për shkak se ai është i pamundur.