KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Izrael, masa të larta sigurie në “Elbasan Arena”
Shqipëri - Izrael gati në RTSH

Shqipëri – Izrael, masa të larta sigurie në “Elbasan Arena”

Takimi Shqipëri – Izrael i vlefshëm për trefeun e Ligës së Kombeve, i cili do të mbahet më 7 shtator në “Elbasan Arena”, veç anës sportive po tërheq vemendjen edhe për masat e sigurisë. Sipas njoftimeve takimi do të vëzhgohet nga 1500 policë dhe 300 roje private. Në vëzhgim do të jenë edhe oficerë sigurie nga Izraeli, një protokoll sigurie që autoritetet e këtij vendi ndjekin për sportistët e tyre në aktivitete ndërkombëtare. Takimi i dy vjetëve më parë Shqipëri-Izrael, i vlefshëm për eleminatoret e kampionatit botëror Francë 2018 dhe i parashikuar për tu zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, u anullua minutat e fundit, pasi u konstatua rreziku i akteve terroriste nga disa radikalistë islamikë nga Shqipëria dhe Kosova. Nën akuzën e akteve terroriste ata janë denuar me afate të ndryshme burgimi, por disa edhe janë liruar.

Sicred