KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Itali, pëfundon 0-0 pjesa e parë
Rusia 2018, Shqipëria humb 0-1 me Italinë dhe renditet e treta në grup

Shqipëri – Itali, pëfundon 0-0 pjesa e parë

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Italisë e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”. Takimi ka qenë thuajse i barabartë me raste nga të dy palët ku janë shquar Insinje për Italinë  i cili ka goditur disa herë drejt portës së Berishës dhe Sadiku i Shqipërisë i cili ka vënë në vështirësi Bufonin, por pa rezultat. Takimi po luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës i cili ofron një mbështetje fantastike ndaj Shqipërisë, por edhe mjaftë miqësore ndaj Italisë.

Fillimi i takimit ka dhuruar një surprizë emocionuese. Ish kapiteni i kombetares shqiptare Lorik Canaj i dha lamtumirën fuitbollit. I emocionuar ai bëri xhiron e lamtumirës. Canaj i cili konsiderohet si një legjendë e futbollit shqiptar. Ai ka qene titullar i ekipit shqiptar në 93 takime, në shumë prej tyre me shiritin e kapitenit.

Sicred