KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri, Greqi, Bullgari dhe Maqedoni takim ministror në Selanik
Ministeriali i Selanikut, zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal

Shqipëri, Greqi, Bullgari dhe Maqedoni takim ministror në Selanik

Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia do të bisedojnë në Selanik në një takim të dytë në nivel ministror për çështje rajonale. Siç njoftojnë burimet e diplomacisë shqiptare, në takim është planifikuar të bisedohet për adresimin e kushteve të reja politiko ekonomike në rajon, pas të cilave janë dhënë të kuptohet se çështjet e sigurisë do të fokusohen përkundrejt radikalizimit ekstrem. Duke i emërtuar proceset si Mesdheu Lindor/Ballkani Perëndimor, aktorët e rajonit të konfiguruar sipas tre vendeve në kufi të Greqisë do të bisedojnë implikimet strategjike të situatës dhe sfidave aktuale të sigurisë përkundrejt edhe asaj që është quajtur fytyrë e  re e terrorizmit dhe rreziqe asimetrike. Organizatorët kanë vendosur në axhendën e bisedimeve edhe shkëmbimet e pikëpamjeve të Ministrave  të Brendshëm dhe Ministrave të Energjetikës për çështjet përkatëse që kanë të bëjnë me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe ndërlidhjen  dhe rrjetet energjetike.

Sicred