KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shqipëri – Francë, grupe të përbashkëta hetimore për terrorizmin dhe krimin e organizuar

Shqipëri – Francë, grupe të përbashkëta hetimore për terrorizmin dhe krimin e organizuar

Shqipëria dhe Franca do të kenë grupe të përbashkëta punë për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Pas një konference të përbashkët për shtyp, Ministri Sajmir Tahiri dhe homologun i tij francez Bruno Le Roux, deklaruan se në 28 mars pritet të nënshkruhet strategjia e re mes dy vëndeve.

“Sot ishim konkretë për pikat që do zgjerojmë këtë bashkëpunim veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Ne duam të forcojmë luftën kundër personave që shfrytëzojnë territorin për të vjedhur. Franca është një vend që pret dhe di të presë njerzit, por ajo pret që të vijnë me kushte të rregullta. Mirësevinë studentë, artisë shqiptarëe që duanm të viztojnë vendin tonë. Por ne kemi synim të intesifikojmë politikat kundër emigrimit të paligjsjhëm” tha Bruno Le Roux Ministri i brendshëm Francez.

I pyetur rreth riaktivizimit te grupeve kriminale në Francë, Ministri Tahiri deklaroi se rezulton se shumë prej tyre janë dënuar dhe janë lënë të lirë nga gjykatat. “Rastet kur sistemi i drejtësisë ka ndikuar që njerëz me krime në Francë dhe Shqipëri të lirohen nuk ka dëmtuar bashkëpunim tonë, por riktheson domosdoshmërin për reformën në drejtësi. Nuk ka të dhënë konkrete për ndonjë riaktivizim konkretë për tendecë të caktuar kriminale, por ka hapësirë për të bërë gjithcka që skemi bërë më parë. Janë bërë publike rastet kur shtetas shqiptarë që kanë kryer vepra të rënda kriminale në Francë në Shqipëri kanë gjetur pafajësi ose janë liruar nga burgu. Gjë që na kujton prap sa të domosdoshme e kemi çlirimin e Shqipërisë sat ë domosdoshme e kemi çlirimin e Shqipërisë nga gjyqtarë të korruptuar në mënyrë që shqiptarë që bëjnë vepra të rënda në Francë apo kudo të mos lirohen pse gjejnë këtu një gjyqtar që merr para dhe ti vërë thundrën drejtësisë. Kjo ka shqetësuar partnerët tanë dhe në përsa kohë sistemi i drejtësisë kthen në shoqëri njerëz që kanë rrezik. Prandaj është e domosdoshme reforma në drejtësi” tha Tahiri.

I pyetur rreth arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, ministri dha këtë koment: “ Në Francë ka një ligj dhe të drejtë që duhet respektuar. Gjithë sistemi i drejtësisë është i pavarur. Ministri i brendshëm nuk mund të ndërhyje në punët e ministrisë së drejtësisë” tha Bruno Le Roux.

 

Sicred