KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Bosnjë Hercegovinë, De Biazi eksperimenton

Shqipëri – Bosnjë Hercegovinë, De Biazi eksperimenton

Shqipëria do të ndeshet të martën në mbrëmje në një miqësore me Bosnjë- Hercegovinën. Në sfidën që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri kuqezi, Xhovani De Biazi do të bëjë disa eksperimente me formacionin. Në portë do të vazhdojë të jetë Thomas Strakosha. Eksperimente priten edhe në mbrojtje, me Kukelin që do të qëndrojë në qendër në rreshtimin 5-4-1, përkrah të konfirmuarit Veseli dhe befasisë Albi Alla. Mbrojtësi i Kukësit, që ka qenë një prej elementëve më të spikatur në kampionatin shqiptar, pritet të jenë titullar në vend të Arlind Ajetit. Elseid Hysaj do të luajë në të djathtë dhe në mungesë të Ansi Agollit do të ketë shiritin e kapitenit. Në krahun e majtë do t’i jepet hapësirë aktivizimit të Alijit. Në mesfushë formula mbetet e njëjtë në qendër, ku Basha dhe Memushaj do të orkestrojnë lojën e Kombëtares, ndërsa gjithçka pritet të ndryshojë nga krahët ku hapësira do t’i jepet Jahmir Hykës dhe Azdren Llullakut, dy sulmuesve anësorë që do të jenë në mbështetje të Bekim Balajt. Shqipëri-Bosnjë-Hercegovinë do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 17:00 me emisionin “Ëndërr kuqezi”, duke vijuar në ora 18:00 me takimin dhe më pas me intervistat dhe analizat pas tij.

Sicred