KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipër – Kosovë, zyrtarisht unifikohen politikat e shkëmbimeve tregtar, por biznesi dyshon
Shqipër - Kosovë, zyrtarisht unifikohen politikat e shkëmbimeve tregtar, por biznesi dyshon

Shqipër – Kosovë, zyrtarisht unifikohen politikat e shkëmbimeve tregtar, por biznesi dyshon

Shqipëria dhe Kosova kanë hedhur zyrtarisht një hap të rëndësishëm në unifikimin e politikave të shkëmbimit tregtar mes të dy vendeve. Vendimet politike të mbledhjes së pestë të përbashkët të të dy qeverive i hapin rrugë një komunikimi konkret për të gjetur mekanizmat për realizimin e projekteve politike.
Por ende pa u tharë mirë boja e firmosjes së 9 marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesit e sipërmarrjes këtej dhe andej kufirit, deklarohen skeptikë përsa është marrë përsipër politikisht.
Në Kosovë kanë munguar konsultimet me organizatat e biznesit, në Shqipëri nuk janë kuptuar apo nuk ka pasur transparencë për të nëntë marrëveshjet e nënshkruara. Edhe pse ka një historik të këtyre përpjekjeve për lehtësim të tregtisë duke filluar nga viti 2014, nuk ka ende një produkt që i kënaq palët. Njohja dypalëshe dhe unifikimi i çertifikatave shëndetësore dhe veterinare për kafshët e gjalla dhe produktet shtazore, heqja e çmimeve për shërbimin roaming, kryerja e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor apo edhe unifikimi në fushën e pronësisë industrial, disa prej vendimeve politike të mbledhjes së fundit, nuk janë vlerësuar aq sa duhet, ndërsa janë artikuluar kërkesa të tjera nga aktorë të tjerë të biznesit.
Qeveritë e të dy vendeve e kanë shprehur shqetësimin për unifikimin e kërkesave të biznesit. I fundit e ka bërë këtë koordinatori i qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri i saj, Fatmir Limaj. Cilat janë kërkesat e biznesit ndaj qeverive? Vështirë ta kuptosh një unifikim të tyre, përsa kohë edhe biznesi nuk është i unifikuar.
Në Kosovë janë më shumë se 14 organizime biznesesh, që artikulojnë kërkesa të ndryshme në kohe të ndryshme. Në Shqipëri janë rreth 3 herë më shumë, rreth 40 organizata sipërmarrjesh. Askush nuk e gjen dot një unifikim të kërkesave të tyre, që lidhen më së tepërmi më Kosovën. Pesë vite më parë BiznesAlbania nënshkroi me bujë marrëveshje më Aleancën Kosovare të Biznesit. Pas pesë vitesh asgjë konkrete, as edhe ndonjë takim informal. Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë së Tiranës tashmë janë zëvendësuar nga Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptare dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Këto bashkime biznesesh nuk i gjen as të rregjistruara në organet respective, sipas ligjit. Kërkesat e tyre vijnë e shkojnë pa shqetësuar asnjë nga qeveritë, sepse forca e lobimit dhe advokimit të tyre humbet sapo mbarojnë mbledhjet e tyre të përbashkëta. Qeveritë presin biznesin dhe propozimet konkrete të tij, bizneset presin qeveritë të bëjnë mbledhjet e përbashkëta të rradhës. Kaq dhe asgjë më tepër në terrenin konkret të shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së volumit të tyre, duke ulur kostot dhe përmirësuar klimën e biznesit

Sicred