KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqetësimi i FMN-së për konçesionet

Shqetësimi i FMN-së për konçesionet

Qeveria pritet të ndërhyjë në ligjin e koncensioneve me partneritet publik privat. Në një intervistë për RTSH, Kryetari i Komisionit të Ekonomise Erjon Braçe thotë se ndryshimi i pare i propozuar lidhet pikerisht me shqetësimin e ngritur nga FMN, eleminimin e praktikës së ofertave të pakërkuara në koncensione.
“ Duhet të jetë ekzekutivi ai që duhet të gjykojë në rast se një shërbim apo këto burime natyrore do të duhet të vihen në shfrytëzim përmes një kontrate koncensionare. Pra, nga kahu i privatit të kalojmë te kahu i publikut” thotë zoti Braçe.
Një tjetër element i rëndësishëm që pritet të ndryshojë në ligj lidhet drejtëpërdrejtë me kompanitë që përfitojnë këto kontrata.
“Ligji i ri për koncensionet të ndalojë lidhjen e kontratës koncensionare për kompani që si vend origjine të tyre deklarojnë parajsat fiskale dhe refuzojnë të tregojnë pronarët real të tyre.”
Nga ana tjetër, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë propozon edhe forcimin e rolit të kuvendit në kontrollin e kontratave koncensionare.
“Duhet një rol më aktiv i kuvendit të Republikës së Shqipërisë, jo thjesht noterizues. Në rastin që qeveria gjykon se duhet të sjellë në kuvend kontratën konçensionare që ka lidhur me palët e tjera. Të vihen në dijeni që në momentin që qeveria ka qëllimin për të hyrë në një marrëveshje koncensionare” thotë deputeti socialist.
Por a janë këto ndryshime një përgjigje ndaj shqetësimit të vazhdueshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar? Erjon Braçe jep këtë përgjigje: “ Në kohë të ndryshme unë kam dëgjuar deklarata të ndryshme nga FMN për këtë çështje. Që nga vizita e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të FMN-së dhe deri tek deklarimi i fundit i misionit. Unë kam parë pozicione të ndryshme, por që kanë pasur një të përbashkët me thënë të drejtën që është dhe shqetësim i yni është edhe shqetësim i qeverisë edhe i ministrisë së financave, që ka te bëj me minimizimin e risqeve potenciale që mund të vijnë nga këto forma të aplikimit të kontratave.”

Sicred