KRYEFAQJA » LAJME » Shpresat, Shqipëri – Moldavi 1-0
Shpresat, Shqipëri - Moldavi 1-0

Shpresat, Shqipëri – Moldavi 1-0

Kombëtarja shqiptare e Shpresave po udhëheq 1-0 takimin miqësor me Moldavinë takimin që po zhvillohet në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet dhe që transmetohet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Goli është shënuar nga Abazaj i Luftëtarit. Kjo është ndeshja e dytë mes tyre brenda tre ditësh. Akti i parë i këtij dueti miqësor është luajtur të shtunën pasdite, në Stadiumin “Elbasan Arena”. Sfida ka qenë e varfër, si në raste, ashtu edhe në gola dhe është mbyllur me rrjeta të paprekura. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Alban Bushi, në daljen për mediat, theksoi se ekipi nuk bëri më të mirën e tij në fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse.

Sicred