KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shporta e Vitit të Ri

Shporta e Vitit të Ri

Tavolina e natës së ndërrimit të viteve si një traditë në shtëpitë e shqiptarëve duhet të jetë plot e pa dyshim nuk duhet të mungojë gjeli i detit. Asortimentet e shtuara si mishi , peshku , frutat e thata, pijet dhe në fund ëmbëlsirat ku padyshim më e rëndësishme është bakllavaja, kanë vënë në punë amvisat të cilat po bëjnë pazaret e fundit për të filluar më pas me përgatitjet e gatimit. Por nëse bëjmë një vëzhgim të thjeshtë në tregjet e Tiranës gjeli i detit shkon nga 300 deri në 420 lekë, e po ti shtojnë edhe asortimentet e tjera një tavolinë e natës së vitit të ri mund të kushtojë përafërsisht në 15 -18 mijë lek për një familje për 4 apo 5 persona. Ndërkohë që qytetarët shprehen se edhe pse çmimet nuk kanë luhatje të mëdha në krahasim me vitin e kaluar, shpenzimet bëhen sipas kursimve që kanë grumbulluar. Ndërkohë duke u ndalur tek shpenzimet që kanë familjet për festën e ndërrimit të viteve duhet të shtojnë edhe dhuratat apo daljet pas mesanate, siç është bërë edhe traditë vitet e fundit. Kështu nëse duhet të bëjme një bilanc të shpenzimeve të një familje normale , kjo e fundit duhet të ketë të kursyera të pakten 40 mije lek së bashku me urimin “Gëzuar Vitin e Ri.

Sicred