KRYEFAQJA » LAJME » Shpëtoi vajzat, Murataj nderohet me Çertifikatë Mirënjohje
Shpëtoi vajzat, Murataj nderohet me Çertifikatë Mirënjohje

Shpëtoi vajzat, Murataj nderohet me Çertifikatë Mirënjohje

Bashkia e Fierit ka nderuar me Çertifikatë Mirënjohje Ardimir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier. Ngjarja ndodhi në lumin Seman, ku 42 vjeçarja Rudina Kishta nga Elbasani, në kushte depresioni të thellë tentoi të mbyste dy vajzat në afërsi të urës së fshatit Daullas. Më parë ajo i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj.
Çertifikata e mirënjohjes i është dorëzuar Muratajt nga vetë kreu i Bashkisë Armando Subashi. Ata kanë biseduar rreth ngjarjes tronditëse. Duke vlerësuar gjestin heroik të të riut, zoti Subashi i ka premtuar se po shikon mundësinë për punësimin e tij.

Sicred