KRYEFAQJA » LAJME » Shpëtim Duro prezantohet si traineri i Flamurtarit

Shpëtim Duro prezantohet si traineri i Flamurtarit

Eliminimi në Kupën e Shqipërisë, por edhe një sezon me luhatje kanë çuar në largimin e trajnerit të Flamurtarit, Gentian Mezani. Zëvendësuesi i tij është një emër i njohur, Shpëtim Duro. Duke folur gjatë prezantimit në klubin vlonjat, 57-vjeçari kryeqytetas ka pohuar se është i ndërgjegjshëm për detyrën që e pret. “Eshtë një moment aspak i mirë dhe shumë i vështirë. Por lufta deri në fund do të jetë e egër, pasi për rënien nga kategoria në luftë janë katër pesë skuadra” tha traineri Duro. “Nuk jam këtu për të bërë reformë, apo për të ndryshuar stafin, për të cilin ende nuk kemi vendosur. Do të më pëlqente që punën time ta nisja në fillim të sezonit, por kjo është puna e trainerit. Në rrezik, traineri mbetet gjithmonë i tillë. Flamurtari është një emër i madh dhe gjithmonë e kam dashur ta drejtoj” tha traineri i ri i Flamurtarit.
Shpëtim Duro do të nisë aventurën e tij në stolin e Flamurtarit me ndeshjen ndaj Teutës që do të luhet të dielën.

Sicred