KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë pronari i lokalit
Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë pronari i lokalit

Shpërthimi në Velipojë, ndërron jetë pronari i lokalit

Pronari i lokalit në Velipojë, ku të premten ndodhi shpërthimi i gazit, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai u nda nga jeta të shtunën në mbrëmje në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. 55-vjeçari Zejnunaj u çua me urgjencë në spital bashku me të birin 33-vjeçar, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Nga shpërthimi i së premtes në Velipojë u plagosën disa persona.
Sipas autoriteteve kompetente, shkak i kësaj ngjarjeje, që mund të kish marrë përmasa më të mëdha, ishte rrjedhja e një çisterne gazit 1000 litra. Ajo ishte vendosur në një bodrum të lokalit, pa marrë lejet përkatëse dhe jashtë kushteve teknike. Prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen. Inspektoriati Teknik ngritur padi ndaj pronarit që tashmë ka ndërruar jetë.

Sicred