KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthimi në Shën Petërburg, Putini: Akt terrorist!
Shen Petërburg, ndalohet autori i sulmit në supermarket

Shpërthimi në Shën Petërburg, Putini: Akt terrorist!

Presidenti rus Putin e përshkroi si “një akt terrorist” shpërthimin që plagosi 13 persona në një qendër tregtare në Shën Petersburg, mbrëmjen e së merkurës. Putin foli në një ceremoni ushtarake në Kremlin mbi ngjarjen, por nuk ofroi detaje të reja. “Nëse është e nevojshme duhet t’i vrasim terroristët në vend”, deklaroi Putin. Ai  theksoi se kishte urdhëruar drejtorine e Shërbimeve Federale të Sigurisë të vepronte sipas ligjit, në rast se rrezikohej jeta e agjentëve rusë. Ndërkaq, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e një dite më parë.  Në kohën e shpërthimit, qendra tregtare ishte e tejmbushur pasi njerëzit bëjnë blerjet me rastin e festave. Shën Petersburgu, që është vendlindja e Putinit, ka qenë skenë e një sulmi tjetër terrorist më 3 prill të vitit të kaluar me 16 viktima.

Sicred