KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthimi në Bulqizë, ende asnjë lajm për minatorët kinezë
Shpërthimi në Bulqizë, ende asnjë lajm për minatorët kinezë

Shpërthimi në Bulqizë, ende asnjë lajm për minatorët kinezë

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga shpërthimi i fuqishëm në minierën e Bulqizës, ende nuk ka asnjë shenjë mbijetese për tre specialistët kinez që ishin në vendin e shpërthimit. Specialistët e Repartit të Inspektim Shpetimit të Minierave, ata të firmës Albchrome dhe ekspertët që aktualisht janë në nivelin e 17, sqarojnë se deri aty është pastruar i gjithë ajri nëpërmjet tubave të jashtme të ventilimit. Paralelisht po punohet edhe për riparimin e pusit që do të bëjë të mundur zbritjen e ekspertëve dhe grupit hetimor në nivelin 21. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar nga policia, ndërsa në vendngjarje është zv/ambasadorja kineze, zv/ministri i industrise Gëzim Musabelli, prokurori i Dibrës, prefekti i qarkut Halit Palamani etj. Zoti Musabelli tha se s’ka nevojë për tu shoqëruar asnjë person në polici, pasi këto janë ngjarje që ndodhin kudo.

Sicred