KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim në një dyqan celularësh, plagoset një person
Hoxhaj në burg, dyshohet se montonte mina me celular

Shpërthim në një dyqan celularësh, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pas një shpërthim në një dyqan celularësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 në rrugën “Qamil Guranjaku” pak metra larg Liceut Artistik “Jordan Misja”. I plagosuri është identifikuar si Gentian Hoxha. Ai është çuar me urgjencë në spital. Policia po heton rreth ngjarjes. Sipas saj ende nuk është e qartë nëse shpërthimi ka ardhur nga vendosja e një sasie eksplozivi apo diçkaje aksidentale. Në disa medja janë shfaqur sekuenca të një personi që mbahej prej krahëve nga disa qytetarë që e kishin nxjerrë jashtë në pritje të ambulancës. Ai ishte i nxirë në fytyrë dhe mezi qëndronte në këmbë.

Sicred