KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në një autobus në Siri, humbin jetën 8 persona

Shpërthim në një autobus në Siri, humbin jetën 8 persona

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në Homs të Sirisë pas shpërthimit të një bombe në autobusin me të cilin viktimat po udhëtonin. Sulmi i mor përsipër nga i ashtuquajturi grupi terrorist i shtetit islamik. Shumë nga pasagjerët ishin studentë universiteti. Militantët e shtetit islamik morën përsipër edhe autorisinë e një sulmi të ngjashëm të ndërmarrë në muajin maj të këtij viti po në Homs, kur katër persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine.

Sicred