KRYEFAQJA » LAJME » Shpërthim në lagjen Rus të Shkodrës

Shpërthim në lagjen Rus të Shkodrës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 10:39 minuta në lagjen Rus të Shkodrës. Nga hetimet e para flitet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer para një godine dykatëshe që ndodhet në kryqëzimin e kësaj zone. Hetimet e para tregojnë se lënda plasëse ishte vendosur në një motocikletë tip piagio e parkuar në mjediset para godinës. Kjo për arsye se motoçikelta është ndarë në dysh nga shpërthimi. Flitet për 6 të lënduar dhe nga pamjet duket se dëmet janë të mëdha, në godinën dykatëshe. Në orën 11:41 minuta në spitalin e Shkodrës kanë mbërritur dhe tre persona të tjerë. Ata kanë plagë të lehta. Tre të plagosur janë punonjës në këtë objekt. I plagosur rëndë është një personi i identifikuar me emrin Lulzim Kulla, emër i njohur nga policia. Nga shpërthimi ka pasur dëmtime të xhamave e objekteve të tjera që ndodhen në dyqanet e godinës. Ndërsa në katin e dytë ku ndodhet zyra e shoqatës serbo-malazeze ka vetëm dëmtime të xhamave. Rrezja e shpërthimit ka qenë e madhe sa ka dëmtuar dhe një godinë tjetër që ndodhet disa metra larg. Gjithashtu janë thyer xhamat edhe të një makine që ndodhej parkuar aty. Pritet që kamerat e sigurisë të dy objekteve të hedhin dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë. Forca të shumte policie dhe drejtues të lartë të policisë së Shkodrës ndodhen në vendngjarje.

(Visited 42 times, 42 visits today)
Sicred