KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim në kufirin Gaza-Izrael

Shpërthim në kufirin Gaza-Izrael

Izraeli ka shkaktuar vdekjen e dy adoleshentëve palestinezë në Gaza, sipas asaj që deklarojnë zyrtarë lokalë të shëndetësisë, pasi forcat e vendit hebre kryen sulme mbi 18 objektiva që u përkisnin grupeve të militantëve në këtë enklavë palestinezësh, si kundërpërgjigje të një shpërthimi që plagosi 4 ushtarë izraelitë. Sulmi, që nisi të shtunën e u duk se përfundoi mëngjesin e së dielës, ishte një nga më të mëdhenjtë në Rripin e Gazës që prej luftës së vitit 2014 mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Ai nisi me një shpërthim bombe në kufirin mes Izraelit e Gazës, që plagosi trupat ushtarakë izraelitë. Izraeli u përgjigj me ato që ushtria tha se ishin sulme ajrore dhe goditje me tank ndaj 18 objektivave që i përkisnin Hamasit, grupi militant më dominues në Gaza, por edhe xhihadistëve islamikë. Grupet e militantëve në Gaza zakonisht i evakuojnë paraprakisht objektivat potencialë të sulmeve, në pritje veprimeve hakmarrëse ndaj izraelitëve. Ushtria e vendit hebre tha se disa objekte ku prodhoheshin armë, kampet stërvitore dhe vendvrojtime u goditën nga sulmet e fundit. Tensionet janë rritur së tepërmi përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin, që pas njohjes që i bëri presidenti amerikan, Donald Trump, në muajin dhjetor, Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Sicred