KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthim i fuqishëm në Austri, humb jetën një person

Shpërthim i fuqishëm në Austri, humb jetën një person

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kufirin mes Austrisë dhe Sllovakisë. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në uzinën Baumgarten të gazit natyror në lindje të Austrisë. Deri tani, mediat raportojnë se të paktën një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 18 të tjerë janë plagosur. Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta.Terminali i Baumgartenit është qendra kryesore e shpërndarjes për gazin që vjen nga Rusia dhe Norvegjia në Austri. Me një kapacitet vjetor prej 40 miliardë metra kub, kjo infrastrukturë inauguruar në vitin 1959 është një prej rrjeteve kryesore të gazit në Evropën Qendrore.

Sicred