KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shpërthen një depo municionesh në Afrikën e Jugut

Shpërthen një depo municionesh në Afrikën e Jugut

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një depoje municionesh në afërsi të qytetit Kejp Taun në Afrikën e Jugut. Shpërthimi ndodhi në depon në pronësi të Municioneve Reinmetal Denel, shoqëri e përbashkët e kompanisë gjermane ReinMetal Difens dhe prodhuesit afrikano-jugor shtetëror të armëve Denel. Shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma, ndërkohë që mediat lokale raportojnë se ka të plagosur por kjo dhe numri i tyre nuk është konfirmuar akoma nga autoritetet.

Sicred