KRYEFAQJA » LAJME » Shpërndarja e teksteve shkollore

Shpërndarja e teksteve shkollore

Edhe pse duhet të jenë ditet e fundit të shpërndarjes së teskseve shkollore, pasi na ndan vetëm një javë nga nisja e vitit të ri shkollor rradhët në libraritë pranë shkollave vijojnë të jenë të gjata. Panorama është e tille pasi prindërit nuk mund ti sigurojnë dot të gjitha librat për fëmijët e tyre në pikën e shpërndarjes ku u është caktuar, por u duhet të shëtisin në disa librari në kryeqytet, madje një pjesë të teksteve duhet ti marrin edhe në shkolle. Babai i një fëmije në klasën e pestë na rrefen se është detyruar të lërë punën për t’ju drejtuar sot pikës së shpërndarjes pranë shkollës, me pas institucionit arsimor që frekuenton fëmija dhe në fund nuk i ka arritur ti blejë të gjitha tekstet, ende i mungojnë disa.

Në librarinë ku tregëtohen librat e shkollës Edit Durham dhe Emin Duraku ka disa  mungesa në tituj, por konstatojmë se vijnë edhe gjimnazistët e shkollës se mesme “Petro Nini Luarasi” për të blerë librin e anglishtes i cili nuk gjendet në pikën e shpërndarjes pranë shkollës së tyre.

Ndërsa në librarinë pranë shkolles “Vasil Shanto” mund ti blesh të gjitha librat përveç anglishtes. Kete tekst mund ta gjesh vetëm në librarinë pranë “21 Dhjetorit”.

Shitesit konfirmojnë se libraritë do të qëndrojnë hapur derisa të përfundojnë të gjithë proçesin e shpërndarjes, me qëllim që gjithcka të jetë gati me 17 shtator kur dhe do të nis viti i ri shkollor,

Sicred