KRYEFAQJA » LAJME » Balla: Prokuroria të pyesi Bashën për lobimin rus

Balla: Prokuroria të pyesi Bashën për lobimin rus

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi të martën se KQZ ka dështuar në zbardhjen e shpenzimeve zgjedhore të PD dhe në këtë çështje duhet të ndërhyjë prokuroria. “Nga verifikimi që është bërë edhe publik na rezulton që PD nuk ka deklaruar disa shpenzime në vlera të mëdha, pagesa në vlerë 525 mijë euro paguar për subjektin lobues Muzin Capitol, bëhet fjalë për një lobist amerikan që ka një kontratë të firmosur nga Lulzim Basha me këtë person” tha zoti Balla.
“Në të gjithë këtë situatë jo vetëm sqarimi publik, por unë insistoj që është Prokuroria tashmë, KQZ ka dështuar, po të kemi patrasysh skanimin, auditimin e këtij skandali tepër të rëndë” tha zoti Balla. “Jemi shumë të shqetësuar që një parti politike është financuar me fonde të dyshimta deri më tani” shtoi ai. “Është detyrë e PD dhe Lulzim Bashës të mos fshihet dhe tejkalojë këtë moment të rëndësishëm sa i përket financimit dhe transparencës së financimit të partive politike dhe të japë përgjigje ndaj këtyre pyetjeve në publik” tha deputeti socialist. “Veprat penale tashmë janë shumë të qarta, fallsifikimi i dokumentave zyrtyar, dëmtim të provave nga ana e PD-së dhe Lulzim Bashës personalisht, që do të thotë që Prokuroria duhet të veprojë menjëherë” tha zoti Balla.

Sicred