KRYEFAQJA » LAJME » Shpendët në habitatin e Kënetës së Kashtës dhe basenin e liqenit të Kukësit
Shpendët në habitatin e Kënetës së Kashtës dhe basenin e liqenit të Kukësit

Shpendët në habitatin e Kënetës së Kashtës dhe basenin e liqenit të Kukësit

Moratoriumi i gjuetisë, por edhe censusi i shpendëve, ka dhënë efektet e shtimit të numrit të shpendëve ujorë dhe migrator në habitatin e Kënetës së Kashtës dhe basenin e liqenit të Kukësit. Besnik Hallaçi, ekspert i mjedisit shpjegon se janë 17 lloje të shpendëve në këto basene. Baseni natyral i Kënetës së Kashtës ofron një pamje të mrekullueshme për tërheqjen e turistëve, për të gjithë të apasionuarit e vrojtimit të kafshëve dhe shpendëve ujore. Por mungesa e infrastrukturës dhe promovimit turistik, ka bërë që kjo pasuri natyrore të mbetet e pa zbuluar për ta. Krahas shpendëve ujore, në këto basene mund të hasësh edhe zvarranikë si; gjarpërin e madh dhe të vogël të ujit, breshkën e ujit, apo edhe lundërza e zakonshme etj.

Sicred