KRYEFAQJA » LAJME » Shpallet në kërkim autori i vrasjes së Anxhelin Shkamit

Shpallet në kërkim autori i vrasjes së Anxhelin Shkamit

Në më pak se 24 orë, policia e Shkodres ka një person të dyshuar si autor të vrasjes së 35 vjeçarit Anxhelin Shkami. Veprimet hetimore që nga momenti i ngjarjes, e kanë çuar policinë e Shkodres në dyshimin se 27 vjeçari me iniciale A.K nga fshati Pog i Shkodrës është autori i vrasjes së të dieles në Shkodër. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se autori i dyshuar sapo kishte dalë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për një vjedhje me armë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013-të. Policia ka publikuar edhe pistën e konfliktit dhe skemën e ngjarjes që përfundoi me vrasje. Sipas policisë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi që autori i dyshuar A. K., i ka patur viktimës Anxhelin Shkamit. “Autori ka patur një komunikim me telefon me viktimën dhe janë takuar tek varrezat e Stom Golemit, ku shtetasi A. K. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. Sh. i cili ndodhej në automjetin e tij, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme” ,- thuhet në njoftimin e policisë, ku saktësohet se po punohet intensivisht për përcaktimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Sicred