KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shpallet lista me këngët konkuruese në Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH
Shpallet lista me këngët konkuruese në Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH

Shpallet lista me këngët konkuruese në Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH

Janë përcaktuar sot 22 këngët që do të marrin pjesë në netët e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH. Komisioni përzgjedhës ka shqyrtuar me objektivitet maksimal 54 këngët që ishin regjistruar për të qenë pjesë e festës më të madhe të muzikës në Shqipëri.  Ajo që bie në sy në këtë listë, të renditur sipas rendit alfabetik, është rikthimi i këngëtarëve tanë të mirënjohur, traditë kjo që vijon që nga festivali i vitit të shkuar. Por mes më të mirëve të muzikës, prej nga ku do të dalë edhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ka edhe mjaft interpretues të rinj të talentuar, që do të provojnë veten mes më të mirëve në eventin më të madh kombëtar të muzikës. Artistët e kualifikuar do të kontaktohen së shpejti nga organizatorët e festivalit për të vijuar me fazën parapërgatitore që do të finalizohen me tri netët e mëdha të Fest ’57 20-21-22 dhjetor.

Festivali i 57 i RTSH-së, të përzgjedhurit për netët finale: Aurel Thellimi, Bojken Lako, Lorela Sejdini, Bruno Pollogati, Dilan Reka, Vikena Kamenica, Eliza Hoxha, Elona Islamaj, Orgesa Zaimi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Gjergj Leka, grupi Alar Band, Jonida Maliqi, Kelly, Klint Çollaku, Klodiana Vata, Kujtim Prodani, Lidia Lufi, Marko Strazimiri & Imbro, Mirud.

Sicred