KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fituesi i Edicionit të parë të “Albanian Young Musicians”, violonçelisti Kladuio Zoto

Fituesi i Edicionit të parë të “Albanian Young Musicians”, violonçelisti Kladuio Zoto

Klaudio Zoto është 14-vjeçari që bashkë me violinçelin e tij do të përfaqësojë për herë të parë Shqipërinë në Eurovision Young Musicians 2018, që do të zhvillohet nga 18-23 gusht në Edinburgh të Skocisë, një patentë e re kjo e RTSH-së. Mbrëmë në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë është zhvilluar nata finale, ku kanë marrë pjesë 8 instrumentistë të rinj në piano, violinë, kitarë e violinçel. Të përgjedhur afro 2 muaj më parë pas një audicioni në Radio-Televizionin Shqiptar, i cili ka marrë edhe patentën e Eurovision Young Musicians. Të përzgjedhur mes 41 fëmijëve e të rinjve, nga mosha 12-21 vjeç, të ardhur nga gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj. Edhe pse gara ka qenë shumë e fortë, mes talenteve të shkëlqyer me çmime e interpretime në skena europiane, në Edinburgh do të shkojë vetëm njëri prej tyre. Dhe ai është Klaudio Zoto, nxënës në Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë.

(Visited 179 times, 20 visits today)