KRYEFAQJA » LAJME » Shpallen të pavlefshme konçensionet e HEC-EVE mbi Osum

Shpallen të pavlefshme konçensionet e HEC-EVE mbi Osum

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ka shpallur pavlefshmërinë absolute të kontrates për HEC Bigas1 & Bigas2 dhe Veleshnjë. Kjo ministri konfirmon se pas administrimit vendimeve të ministrisë së mjedisit dhe agjencisë së zhvillimit të territorit është marrë ky vendim dhe në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e proçedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së konçesionit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në njoftimin për mediat mbështet dhe inkurajon zhvillimin e burimeve të reja energjetike pasi vendi ka potenciale hidrike dhe është përballë sfidave të mëdha me kërkesë energjie gjithnjë në rritje. Gjithësesi, paralelisht me mbështetjen për vepra të reja energjetike, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizon se projektet duhet të jenë në përputhje me kushtet teknike dhe në harmoni me mjedisin. Hidrocentralet e dhëna në disa pika që konsiderohen si atraksione turistike u bënë janë pjesë e debateve mes shoqërisë civile dhe institucioneve.

Sicred