KRYEFAQJA » LAJME » Shorti për fazën e grupeve kualifikuese për Euro 2019 U-21
Shorti për fazën e grupeve kualifikuese për Euro 2019 U-21

Shorti për fazën e grupeve kualifikuese për Euro 2019 U-21

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën e grupeve kualifikuese për Euro 2019 U-21 që do të zhvillohet në Itali dhe San Marino. Ndeshjet e para kualifikuese në grupe do të luhen në fund të marsit, rreth tre muaj para fillimit të fazës finale të Euro 2017 U-21 në Poloni.

Italia kualifikohet drejtpërdrejtë si vend organizator ndërsa bashkëorganizatorja San Marino duhet të kualifikohet nëpërmjet ndeshjeve në grupe. Këtë radhë bëhet fjalë për një numër rekord skuadrash pjesëmarrëse, plot 54, sëbashku me Kosovën dhe Gjibraltarin që marrin pjesë për herë të parë në ndeshjet kualifikuese. Nëntë fitueset e grupeve shkojnë automatikisht në fazën finale të Euro 2019. Katër të dytat që arrijnë të marrin rezultate më të mira kundrejt vendit të parë, të tretë, të katërt dhe të pestë në grupin e vet, shkojnë në play-off dhe do të zhvillojnë dy ndeshje (vajtje-kthim) për të vendosur dy të kualifikuarat e fundit.

Ja dhe ndarja e skuadrave në grupet kualifikuese:

Grupi 1: Republika Çeke, Kroacia, Greqia, Moldavia, Biellorusia, San Marino

Grupi 2: Spanja, Sllovakia, Islanda, Shqipëria, Estonia, Irlanda e Veriut

Grupi 3: Danimarka, Polonia, Finlanda, Gjeorgjia, Lituania, Ishujt Faroe

Grupi 4: Anglia, Holanda, Ukraina, Skocia, Letonia, Andorra

Grupi 5: Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda, Azerbajxhani, Kosova

Grupi 6: Suedia, Belgjika, Turqia, Hungaria, Qipro, Malta

Grupi 7: Serbia, Austria, Rusia, Maqedonia, Armenia, Gjibraltari

Grupi 8: Portugalia, Zvicra, Rumania, Uellsi, Bosnia, Liehtenshteini

Grupi 9: Franca, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu

Datat e ndeshjeve për fazën e grupeve kualifikuese janë:

20-28 mars 2017
5-13 qershor 2017
28 gusht-5 shtator 2017
2-10 tetor 2017
6-14 nëntor 2017
19-27 mars 2018
3-11 shtator 2018
8-16 tetor 2018

Play-off
12-20 nëntor 2018

Sicred