KRYEFAQJA » LAJME » Shorri: Barnat pa pullë, të rrezikshme

Shorri: Barnat pa pullë, të rrezikshme

Barna të sigurta dhe të cilësishme në tregun shqiptarë janë vetëm ato që janë të pajisura me pullë. Çdo medikament që tregtohet pa pullën e sigurisë ka orgjinë të dyshimtë e për pasoje edhe cilësia nuk është e garantuar. Deklarata vjen nga kryetari i shoqatës së përfaqësive farmaceutike Bledi Shorri i cili hedh poshtë përceptimet që janë krijuar se barnat që hyjnë më çanta në Shqipëri janë më të mira. “Shpesh ndodh që të dëgjojmë nga njerzit se nëpër farmaci ka barna pa pullë dhe është një perceptim sikur janë barna më cilësore. Ky përceptim është shumë i gabuar. Ne nuk e dimë, se nga vijnë këto barna, se nga e kanë prejardhjen, si janë transportuar për në farmaci, a janë transportuar në kushte optimale, ndërkohë që mund të jenë edhe barna të fallsifikuara. Kështu që u bëj thirrje publikut të mos marrin barna pa pullë. Këto barna janë të rrezikshme. Ne dimë që në botë sot diskutohet shumë për barnat e fallsifikuara dhe që është një industri shumë fitimprurëse dhe në shumë vende të zhilluara të botës dhe në Shqipëri nuk ka legjislacion që e penalizon këtë si fenomen. Duke qënë industri shumë fitimprurëse mund të bëjë të lehtë një keqbërës që të bëjë biznes me këto barna të fallsifikuara dhe që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. I bëj thirrje edhe një hërë të mospërdoren barna pa pullë”. Si përfaqësues i kompanive farmaceutike z.Shorri përshëndet nismen e qeverisë 4 vjet më parë për rregullimin e çmimit të barnave por sot pas kësaj periudhe kjo sipas tij duhet të rishikohet pasi shumë firma hasen vështirësi në deklarimin e çmimeve. “Shpesh pati vonesa në aprovimin e çmimeve dhe disa çmime të barnave nuk u aprovuan ashtu si duhej dhe ka patur raste që disa barna mund të jenë tërhequr nga tregu. Ne kërkojmë dhe urojmë që qeveria e ardhshme të rishikojë vendimin që rregullon çmimin e barnave në Shqipëri, që ta bëjë vendimin më të thjeshtë , më transparent dhe të konsultohet me grupin e interesit me qëllim që kjo VKM të jetë në linjë me legjislacionin europian dhe me mënyrat se si aprovohen çmimet në europë”. Tetori është periudha kur firmat farmaceutike kryejnë çdo ditë proçedurën e deklarimit të çmimeve. Falë rregullimit të çmimit të barnave, marzhi i fitimit për importuesit dhe shpërndarësit e barnave u ul nga 14 % mbi çmimin Cif të importit të barit në 11% . Ndërsa për farmacitë marzhi i fitimit mbi çmimin e blerë nga improtuesit dhe shpërndarësit, u ul nga 29 % në 25 % .

Sicred