KRYEFAQJA » LAJME » Shoqërohet në polici Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë

Shoqërohet në polici Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë

Policia ka shoqëruar kryetarin e bashkisë së Rrogozhines, Beqir Nuredini, pas kërkesës së Prokurorisë. Burimet i thanë Radio Televizionit Shqiptar se organi i akuzëss ka nisur një hetim që lidhet me abuzimet në ndërtimin e pikave të shërbimit në Spille, e ku rezultojnë si të implikuar edhe të tjerë persona në këtë bashki. Beqir Nuredini ende nuk është arrestuar dhe mbahet në policinë e kryeqytetit si i shoqëruar deri në vendimin e gjykatës që pritet të dalë gjatë pasdites. Burimet thanë se këtij të fundit i është bllokuar edhe pashaporta për të mos dalë nga vendi për shkak të dosjes me abuzimet me pronat në bregdet. Nuredini u zgjodh kryetar i Bashkisë në Rrogozhinë si përfaqësues i PDIU, nën siglen e koalicionit ASHE në zgjedhjet e vitit 2015.