KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shoqata e Turizmit: Zbritja me 6 % e TVSH për akomodimin, një nisëm pozitive

Shoqata e Turizmit: Zbritja me 6 % e TVSH për akomodimin, një nisëm pozitive

Bisnesi ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të qeverisë për uljen në 6 pikë përqindje të TVSH për akomodimin në sektorin e turizmit nga 20 që aplikohet aktualisht. Ky vendim vjen pas një kërkesë disa vjeçare që ka bërë sektori por edhe pas kundërshtimeve qe ka pasur ky vendim nga Fondi monetar ndërkombetar. Kreu i Shoqatës së Hoteleve Zak Topuzi deklaroi se nga ky vendim do të përfitojnë 3900 njësi akomodimi. “Do ta kthejë Shqipërinë në një treg konkurrues rajonal. Më në fund Shqipëria do të hyje në paketat turistike Ballkanike.” Ndërsa për Busines Albania dhe Dhomën së Tregtisë dhe Industrisë ky vendim do ndikojë në uljen e informalitetit dhe rritjen e punesimit në sektorin e turizmit. “Do ti sjellë mundësinë Shqipërisë që të tregojë që është një atraksion i rëndësishëm në Ballkan. Do ketë ndikim pozitiv dhe në formalizimin e sektorit turistik shqiptar.” Nisma e ndërmarrë pritet të bëhet një vendim konkurrues në rajon dhe gjithashtu pritet që të nxisë investimet në turizëm.

Sicred