KRYEFAQJA » LAJME » Shoferi që shtypi Hayden dënohet për vrasje
Shoferi, që shtypi Hayden, dënohet, për vrasje

Shoferi që shtypi Hayden dënohet për vrasje

Do të gjykohet për vrasje, pasi është quajtur fajtor, shoferi që shtypi në 22 maj, në Mizano Adriatico, ish-kampionin e botës në MotoGp, Niki Heiden, I cili humbi jetën pasi qëndroi disa ditë në koma. Në këtë përfundim ka dalë këshilltari Orlando Omicini, I ngarkuar nga zëvendësprokurori Paolo Gengarelli. Sipas analizave të bëra, faji në radhë të parë ka qenë I Heiden, që ka hyrë në kryqëzim me biçikletë me një shpejtësi prej 20,6 km/h, në vend që të qëndronte dhe t’i jepte përparësi pjesës tjetër të automjeteve kur edhe sinjalistika ishte mjaft e dukshme. Por rreziqet e ndërmarra nga motoçiklisti mund të mos ishin fatale për jetën, nëse shoferi I makinës, 30-vjeçari nga Misano, do ta kishte drejtuar automjetin me më shumë kujdes. Shoferi do të dënohet për vrasje në rrugë, sepse nuk e ka drejtuar me kujdes mjetin dhe nuk I është përshtatur rregullave të përcaktuara në atë kryqëzim. Më konkretisht, sipas asaj që ka shkruar këshilltari Omiçini, shoferi nuk respektuar limitin prej 50 km/h të parashikuar për të ecur në një qendër të banuar, por ishte me një shpejtësi prej 72,8km/h”. NJë pakujdesi që solli përplasjen në pjesën e përparme të makinës me biçikletën e Niki hejden. Gjë që solli fluturimin e pilotit rreth 5 metra nga vendi I përplasjes. Për këtë prokuoria ka kërkuar dënimin për vrasje në rrugë, sepse përplasja ka qenë me pasoja vdekjeprurëse për ish kampionin e Motogp, Niki Hejden në spitalin Bufalini të Çezenës.

Sicred