KRYEFAQJA » LAJME » Shoferi i Tahirit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Shoferi i Tahirit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Shoferi i Tahirit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ish-ministrin e Brendshëm. Kjo është hera e dytë që Gentian Caka thirret në Prokurori për tu pyetur. Më herët ai u paraqit në nëntor të vitit të shkuar për të shpjeguar se përse dy patentat për mjetet e lundrimit në emër të Sajmir Tahirit dhe bashkëshortës së tij u gjendën në automjetin e bisnezmenit 25 vjeçar. Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge. Pak ditë më para Tahiri dorëzoi edhe mandatin e deputetit, duke thëne se është i lirë dhe mund të hetohet si një qytetar i thjeshtë.

Sicred