KRYEFAQJA » LAJME » Shkurtohen proçedurat dhe afatet tatimore në Bashkinë e Tiranës

Shkurtohen proçedurat dhe afatet tatimore në Bashkinë e Tiranës

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, 50 mijë biznese që veprojnë në qytetin e Tiranës do të kenë mundësi të përfitojnë më shumë lehtësira për proçedurat tatimore, të cilat do të kryhen në një kohë më të shkurtër dhe me më pak dokumentacion se aktualisht. Në mbledhjen e këshillit ekonomik, kryebashkiaku veliaj u shpreh se lehtësirat që do të krijohen për bizneset pritet t’i japin një tjetër ritem rritjes ekonomike.

Veliaj gjithashtu bëri të ditur se nuk do të rriten taksat lokale për bizneset dhe as ato për familjarët vitin e ardhshëm. “Ne do të shkojmë duke mos propozuar asnjë rritje taksash apo rritje tarife për biznesin dhe për familjarët. Do të shkojmë me rritje të buxhetit thjesht duke rritur bazën, duke shpresuar që menaxhimi i mirë do të na çojë në një qytet më të suksesshëm” tha Veliaj.

Ndërsa bëri të ditur se në 100 kantierët e punës të hapura nga bashkia janë punësuar rreth 10 mijë persona, çka ka ndikuar në rritjen e ekonomive të tyre familjare, Veliaj gjithashtu tha se buxheti i bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë 10 përqind më i lartë.

Sicred