KRYEFAQJA » LAJME » Shkup, Zaev pret Ramën

Shkup, Zaev pret Ramën

Në muajt e ardhshëm, qeveria shqiptare dhe maqedonase do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët me fokus lehtësirat ekonomike mes dy vendeve. Kjo dakordësi u arrit nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev gjatë një takimi në Shkup. Ministrite e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden dhe të përcaktojnë kohën e përshtatshme të mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive. Zoti Rama ndodhet në Maqedoni për të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore ” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik. Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë gjithashtu pjesë e Samitit.

Sicred