KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shkup, vendet e Ballkanit Perëndimor në një samit biznesi
Shkup, vendet e Ballkkanit Perëndimor në një samit biznesi

Shkup, vendet e Ballkanit Perëndimor në një samit biznesi

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup në një Samit me fokus biznesin dhe ndërlidhjen mes vendeve. Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar dhe do të jetë pjesë e panelit të diskutimit mbi mundësitë e konkurueshmërisë së Rajonit në arenën globale. Zoti Rama do të jetë në krah të homologëve të tij; Zaev, Markoviç, Haradinaj. Gjithashtu kryeministri Rama parashikohet të ketë një pritje nga kryeministri i Maqedonisë,  Zoran Zaev.
Pjesë e Samitit të Shkupit në të cilin marrin pjesë më shumë se 166 përfaqësues të bizneseve lider në rajon është edhe Komisioneria e Bashkimit Europian për Transportin, Violeta Bulc.
Samiti i Biznesit në Shkup, pjese e agjendës së nismës së Berlinit, është vijim i përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perendimor në rrugën e tyre drejt integrimit europian.

Sicred