KRYEFAQJA » LAJME » Shkup: Mijëra qytetarë protestuan “Për Maqedoni të përbashkët”

Shkup: Mijëra qytetarë protestuan “Për Maqedoni të përbashkët”

Mijëra qytetarë të organizuar nga Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” marshuan përsëri në rrugët e Shkupit kundër kandidatit të propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi, si dhe kundër platformës shqiptare, e cila sipas tyre “është përgatitur nga Tirana zyrtare dhe synon të dëmtojë karakterin unitar, sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë. Si zakonisht, protestuesit u mblodhen para godinës së Qeverisë për të vazhduar drejt Kuvendit, ku folesit thanë se nuk do të pranojnë asnje kryeparlamentar i cili nuk e refuzon platformën shqiptare. Kërkesë tjetër e protestuesve, të mbështetur nga partia VMRO e ish kryeministrit Gruevski, ishte edhe mosmiratimi i një ligji të ri që do të kthente gjuhën shqipe në gjuhë zyrtare. Protestat e mbështetura dhe nxitura nga VMRO-ja filluan në Maqedoni me 27 shkurt, kur kreu i Lidhjes Socialdemokrate, Zoran Zaev i dorëzoi presidentit Ivanov dëshminë për sigurimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re. Që nga ajo ditë, protestuesit kundërshtojnë çdo propozim dhe marrëveshje të re ku bëjnë pjesë partite shqiptare.

Sicred