KRYEFAQJA » LAJME » Shkrimi i “The Washington Times”, Rama përplaset me Bashën dhe Kryemadhin
Shkrimi i "The Washington Times", Rama përplaset me Bashën dhe Kryemadhin

Shkrimi i “The Washington Times”, Rama përplaset me Bashën dhe Kryemadhin

Një artikull i publikuar në gazetë amerikane “The Washington Times”, i cili komentonte me tone kritike procesin e vettingut dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, ka provokuar një shkëmbim replikash mes kryeministrit socialist Edi Rama dhe kreut të PD të opozitës, Lulzim Basha. Sipas zotit Rama artikulli është paguar nga opozita. “Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë Deri në fund” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.
Por nga ana e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, shkruan se Rama “Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt!”.
Në këtë shkëmbim replikash është përfshirë edhe kryetarja e LSI-së në opozitë Monika Kryemadhi. “Shtatori do të jetë një muaj i cili do të sjellë ngjarja në politikën shqiptare. Do të sjellë ngjarje për shkak të kësaj situate jashtëzakonisht të keqe, nuk po them të poshtër sepse është akoma dhe më e poshtër seç mund të thotë fjalori shqiptar” tha ajo para të rinjve të LSI që prej ditësh gjenden në një kamping në Jalë. Zonja Kryemadhi bëri fajtore qeverinë Rama që sipas saj është “Një qeveri e cila, nxjen kënaqësi kur varfëron popullin e saj, ndjen kënaqësi kur terrorizon bizneset e vendit të saj. Një qeveri që ndjen kënaqësi kur mashtron popullin e saj. Përveç kënaqësisë ndihet krenare që poshtëron qyetarët e saj. Një qeveri që poshtëron, fyen dhe cënon të ardhmen e vendit është një qeveri që nuk meriton grushtin, por meriton përçmimin dhe veprimin më të fundit që mund të bëhet për të poshtëruar një institucion që shtyp popullin e tij” tha zonja Kryemadhi.

Sicred