KRYEFAQJA » LAJME » Shkreli: Në pranverë fillon puna për BY-PASS-IN e Vlores dhe Fierit

Shkreli: Në pranverë fillon puna për BY-PASS-IN e Vlores dhe Fierit

Puna për të mbaruar ndërtimin e by passit të Vlores do të filloje në pranverë ndërsa në korrik mund të hapet by passi i Fierit me një korsi. Kështu u shpreh zv.ministri i infrastuktures Artan Shkreli në komisionin e ekonomisë gjatë diskutimit për projektligjin që synon ratifikimi i marrëveshjes financiare, për projektin e studimit të fizibilitetit dhe studim të ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës. “By passi i Vlores këtë pranvere duhet të filloje nga puna, e kemi përcaktuar që në prill të filloje By passi i Vlores dhe i Fierit. Nëqoftëse çdo gjë do shkoje mbarë në korrik duam të hapim një korsi të By passi-t të Fierit”. Debati në komision u zhvillua për disa ndryshime që kishin të bënin me zëvëndësimin e disa studimeve të akseve rrugore me disa të tjerë dhe argumenti nga ana e përfaqësuesve të qeverisë ishte se për ato akse që janë zhvendosur ka interes për ndërtim me konçension. Kredia e ndihmës është akorduar nga qeveria italiane, nëpërmjet institucionit financiar italian, në shumën 2.1 milionë euro. Kjo kredi vjen me maturim 26 vite dhe me normë interesi 0 % .

Sicred