KRYEFAQJA » LAJME » Shkozet, kanali i ujrave të zeza vatër infeksioni për 10 mijë banorë
Shkozet, kanali i ujrave të zeza vatër infeksioni për 10 mijë banorë

Shkozet, kanali i ujrave të zeza vatër infeksioni për 10 mijë banorë

Banorët e Shkozetit në plazhin e Durrësit, më i madhi në vend, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Bashkisë së Durrësit e cila nuk po ndërhyn për të mënjanuar ndotjen që shkaktohet nga ujërat e zeza, të cilat kalojnë në një kanal të hapur. Ata kërkuan të merren masa urgjente për problemin që sipas tyre i shqetëson tashmë për tre dekada. Banorët thonë se pushteti lokal dhe ai qëndror interesohen për këtë lagje, me të paktën dhjetë mijë banorë, vetëm në kohë fushatash. Çdo katër vjet ata vijnë me premtime dhe nuk bëjnë asgjë.
Banorët shprehen se janë shumë të pakënaqur nga pushtetarët e të gjitha ngjyurave. Sipas tyre, ata e shikojnë postin vetëm e vetëm për interestat e tyre personale dhe nuk meren me hallet e komunitetit.
Por shqetësimin nga ndotja e ujerave të zeza nuk e kanë vetëm banorët e zonës së Shkozetit. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në zonën e ish-kënetës. Banorët e saj prej vitesh e konsiderojnë si vatër infeksioni kanalin që përshkon përmesë lagjes. Përfaqësues të Bashkisë së Durrësit kanë bërë të ditur se për zonën në fjalë janë parashikuar disa ndërhyrje për rehabilitimin e dy rrugëve, ndërsa për kanalin e hapur nuk ka akoma ndonjë projekt dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë i hapur.

Sicred