KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shkon në 39 numri i viktimave ne Xhenova të Italisë
Shkon në 39 numri i viktimave ne Xhenova të Italisë

Shkon në 39 numri i viktimave ne Xhenova të Italisë

39 është numri i deritanishëm i viktimave nga shembja e urës Morandi në Xhenova, dhe të paktën tre prej tyre ishin fëmijë të moshave 8, 12 dhe 13 vjec. Mes viktimave ishin edhe 2 shqiptarë, të identifikuar si Marjus Dejrri nga Durrësi dhe Edi Bokrina nga Shkodra. DY djetmtë ishin kolegë pune, dhe në momentin e shembjes ndodheshin në makinën e punës. Familjarët e Edi Bokrinës në Shkodër, tregojnë momentet që kanë përjetuar kur dëgjuan lajmin e kobshëm të humbjes të së afërmit të tyre. Xhaxhai i tij tregon se një ditë më parë i ndjeri pati festuar edhe trevjetorin e martesës së tij. Ndërkohë numri i të shtruarve të spital ka shkuar në 16, mes të cilëve 12 janë në gjendje të rëndë. Eekipet e kërkim shpëtimit bënë të ditur ndërkohë se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën urën Morandi, ku të paktën 40 autmojete u rrëzuan nga një lartësi prej 45 metrash pas shembjes së strukturës infrasturkturore. Rreth 440 persona janë evakuar nga banësat e tyre që ndodhen në zonë për shkak të frikës se mund të shemben edhe pjesë të tjera të urës.