KRYEFAQJA » LAJME » Shkollë e re, por pa banka e nxënës

Shkollë e re, por pa banka e nxënës

“Është data 11 shtator, dita e parë e shkollës por kjo jo për nxënësit e shkollës së Bashkuar të fshatit Rrëmbec. Pavarësisht investimit kolosal që është bërë në ktë shkollë baza materiale ende nuk ka mbërritur duke bërë që 267 nxënësit e kësaj shkolle të bëjnë mësim me dy turne në shkollën e Plasës”. Megjithëse rikonstruksioni i shkollës ka përfunduar në afat, ministria e arsimit, prej 7 muajsh, po zvarrit miratimin e fondit për pajisjen e saj me bazën materiale të nevojshme. “Një investim kaq kolosal, kaq i madh të vjen keq që nuk u zhvillua mësim në këtë shkollë. Nuk ka ardhur baza materiale, nuk ka karrige nuk ka tavolina , nuk ka asgjë, skanë ku ulen fëmijët. Ne kërkesën e kemi bërë që në shkurt të 2016. Kto i pajis ministria. Pushteti vendor bashkë me mua dhe drejtorinë arsimore e kemi çuar kërkesën Ministrisë së Arsimit, nuk e di si dhe pse” tha drejtori i shkollës Rrëmbec Qerim Kreka. Për së paku 3 javët, kohë kur dhe pretendohet të bëhet pajisja e kësaj shkolle me bazë materiale transportin e nxënësve nga fshati Rrëmbec në shkollën e fshatit Plase e ka siguruar DAR Korçë dhe bashkia Maliq.

Sicred