KRYEFAQJA » LAJME » Shkodra dhe Abruzzo rritin bashkëpunimin
Xhuzepe Di Pangrazio

Shkodra dhe Abruzzo rritin bashkëpunimin

 Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli priti në zyrën e saj Kryetarin e Këshillit të Rajonit të Abruzzos në Itali, Xhuzepe Di Pangrazio me të cilin bashkëbiseduan për thellimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e mundësive për partneritet në programet e Bashkimit Evropian në kuadër të zbatimit të politikave të EUSAIR. Giuseppe Di Pangrazzio, Kryetar i Keshillit të Rajonit të Abruzzos në Itali, shprehet se “Lidhjet e zonës së Abruzzos me Shkodrën janë të hershme, pasi shumë shkodranë kanë ardhur në këtë rajon në shekullin e 18-të, dhe unë jam shumë i kënaqur për bashkëpunimin me këtë rajon. Po kështu edhe takimi me të zgjedhurit në Këshillin e Qarkut Shkodër, ku mund të njihemi edhe me mjaft informacione të vlefshme rreth fushave të bashkëpunimit”. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Këshillit të Qarkut Shkodrës nga zonat e ndryshme, ndërsa mes dy kryetarëve u nënshkrua edhe marrveshja dy palëshe e partneritetit në kuadër të zbatimit të politikave të EUSAIR, program ky i Bashkimit Evropian.

Sicred