KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, vritet ish punonjësi i policisë dhe bashkëshortja
Varrosen viktimat e atentatit në Shkodër, policia vazhdon hetimet

Shkodër, vritet ish punonjësi i policisë dhe bashkëshortja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të së dielës. Dy persona, burrë e grua, janë qëlluar me armë dhe janë gjendur të vrarë nga plumbat në makinën e tyre, ndërkohë që fëmija e tyre rreth 1 vjeç ka shpëtuar mrekullisht. Viktimat janë Boran Bercama, rreth 30 vjeç, ish punonjës i policisë, si edhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci rreth 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, rreth orës 6.30 minuta të mëngjesit të sotëm. Policia ka shkuar në vendngjarje e po zhvillon hetimet, si edhe ka përgatitur krehjen e zonës, për të identifikuar autorët. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së dy të rinjve, por sipas policisë, njëra prej pistave kryesore është ajo e vrasjes së Boran Bercamës, për shkak të detyrës që ka patur si punonjës i policisë.