KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shkodër, Unioni i Gazetarëve ndan çmimet “Hamit Boriçi”

Shkodër, Unioni i Gazetarëve ndan çmimet “Hamit Boriçi”

Me çmimin që mban emrin e profesorit 89 vjeçar, Hamit Boricit, i etiketuar si emblema e gjallë e gazetarisë në Shqipëri, u vlerësuan për  punën e bërë gjatë 2018-ës, shtatë gazetarë të mediave të zonës veriore të vendit, Senad Nikshiqi, Silvi Kastrati, Gjon Froku, Armir Mehja, Genc Kaststrati, Gëzim Vucaj dhe Gjergji Kola, ndërsa një çmim i veçantë, ai i karrierës u dha për fotoreporterin e njohur shkodran, ish operatotin e RTSH-së në Shkodër, tashmë në pension, Çesk Nushi.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prof Hamit Borici, duke e vlerësuar si një nderim të madh që i bëhet me emërtimin e këtij çmimi, tha se gazetaria mbetet mison.

Dhënia e çmimeve nga Unioni i Gazetarëve Shqiptare për gazetarët e Shkodrës erdhi edhe në kuadër të aktivitetit dy ditor “Festa e Miqësisë” e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Sicred