KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, ulet numri i popullsisë

Shkodër, ulet numri i popullsisë

Duke iu referuar vetëm 5 viteve të fundit, popullsia e qarkut verior të Shkodres, sipas të dhënave të INSTAT, është në ulje mesatarisht me 3000 banorë në vit, ndërkohë që vjen në rritje mosha mesatare e popullsisë. Rënia çdo vit e më shumë e lindjeve vlerësohet si një nga faktorët kryesor të uljes së numrit të banorëve në zonat veriore të vendit. Sipas mjekëve të maternitetit, në spitalin rajonal të Shkodrës, nga rreth 8000 që ishte numri i lindjeve në shkallë qarku në 1990, ka rënë aktualisht me mbi 70 përqind. Përveç uljes së lindshmërisë, emigrimi jashtë vendit kryesisht i moshave të reja, mbetet një tjetër faktor i rëndësishëm që po ndikon në rënien e numrit të popullsisë. Shkodra është një ñdër qarqet me emigracionin më të lartë në vend si dhe me një levizje të vazhdueshme demografike e cila po rrit përqëndrimin e popullsisë në zonën urbane. Rënia e numrit të popullsisë në qarkun e Shkodrës mbetet një fenomen i dukshëm në zonat rurale, kryesisht atë malore, por jo këtu, në qytetin e Shkodrës. Sipas statistikave të bashkisë, për tre vitet e fundit, numri i popullsisë në këtë qytet është rritur me rreth një mijë banorë në vit.

Sicred