KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici
Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Shkodër, sulmohet me granatë banesa e një ish-polici

Në Shkodër është sulmuar me granatë banesa e ish policit Shyqyri Çela, 63 vjeç. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 dhe granata ishte hedhur në oborrin e baneses së Çelës, në lagjen “Partizani”. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar vetëm disa xhama të banesës, ndërsa nuk ka të lënduar. Policia po merr në pyetje shtetasin Çela i cili ka rrëfyer se ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë pistë rreth motiveve të sulmit. Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv.