KRYEFAQJA » LAJME » Shkodër, shpërthen makina, dyshohet për tritol
Shkodër, shpërthen makina, dyshohet për tritol

Shkodër, shpërthen makina, dyshohet për tritol

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, në një pallat në qendër të Shkodrës. Makina i përket një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit. Ende nuk dihet arsyeja e shpërthimit, por mendohet se makinës i është vënë lëndë plasëse, tritol.. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës. Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Sicred